Flash News

KRYESORE

Masakra e Srebrenices, Rama reagon si kryetari i OSBE: Mosndëshkimi nuk është një opsion

Masakra e Srebrenices, Rama reagon si kryetari i OSBE: Mosndëshkimi nuk

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot në cilësinë e Kryetarit të OSBE-së ditën e sotme për masakrën e Srebrenicës, ku tha se për të kujtuar këtë krim mizor, duhet të shkojmë përtej përkujtimit dhe fjalëve, dhe të mësojmë në mënyrë aktive mësimet.

Rama thotë se rishkrimi me qëllimin e keq i historisë mund të çojë në të njëjtat gabime dhe krime që, sipas tij,  po bëhen përsëri.

Sipas tij, mosndëshkimi nuk është opsion:

“Shkalla dhe egërsia e këtij gjenocidi është një tragjedi që rëndon sot mbi shpirtin tonë, edhe 25 vite më vonë. Unë shpreh respektin ndaj viktimave që u vranë pa mëshirë dhe ofroj ngushëllimet e mia të thella për familjet e atyre që humbën jetë. Rishkrimi me qëllimin e keq i historisë mund të çojë në të njëjtat gabime dhe krime që po bëhen përsëri. Gjyqtarët lokalë dhe ndërkombëtarë kanë dokumentuar atë që ndodhi në Srebrenicë dhe rrethinat e saj në vitin 1995. Kjo nënvizon domosdoshmërinë e dhënies së drejtësisë. Mosndëshkimi nuk është opsion. Ne gjithmonë themi se Srebrenica nuk duhet të përsëritet kurrë, por vetëm disa vite më vonë pati një konflikt shkatërrues në Kosovë. Përgjegjësia për krimet u takon atyre që i kanë kryer. Por, shoqëritë janë gjithashtu fajtore nëse ato nuk kujtojnë dhe nuk mësojnë nga leksionet e asaj që ndodhi në Srebrenicë."

 

 

Të fundit