Flash News

KRYESORE

Masakra e të pafajshmëve/ Zbulohet në Peru altari i flijimeve më i madh në botë, ku 227 fëmijë u vranë për të ndaluar motin e keq

Ekspertët besojnë se ata kanë gjetur vendin e varrosjes së ritualit më të madh të sakrificës së fëmijëve të regjistruar ndonjëherë.

Skeletet e 227 fëmijëve, të cilët u masakruan në të njëjtën kohë, janë zbuluar në një varr masiv në bregdetin verior të Perusë.

Arkeologët besojnë se fëmijët, të lindur në perandorinë Chimú, u flijuan në një ritual për të ndaluar fatkeqësitë e lidhura me fenomenin El Niño.

Të rinjtë, midis moshës 4 dhe 14 vjeç, mendohet se janë vrarë brutalisht deri në 1.400 vjet më pare.

Disa ende kanë lëkurë, flokë dhe u zbulua se kishin veshje argjendi.

Drejtuesit fetarë që kryenin vrasjet ishin pjesë e perandorisë Chimú, një shoqëri e fuqishme që i parapriu Inkasve.

Arkeologët gjetën vendin e masakrës masive në sektorin Pampa La Cruz në Huanchaco, një komunë bregdetare e Trujillo, në veri të Limas.

“Ne jemi vendi më i madh ku janë gjetur mbetje të fëmijëve të flijuar. Nuk ka asnjë tjetër në botë”, tha për AFP arkeologu Feren Castillo.

Mendohet se të rinjtë u sakrifikuan për të qetësuar perënditë në mënyrë që ato të ndalonin motin e keq.

“Ata u sakrifikuan për të qetësuar fenomenin El Niño. Ne arrtitëm të gjenim shumë prova të reshjeve të shiut që kishin rënë asokohe, gjatë kërkimeve tona”, shtoi Castillo.

Fenomeni El Niño, i cili ndodh kur Oqeani Paqësor bëhet shumë i ngrohtë, mund të ketë ndikime katastrofike në Peru dhe vendet e tjera.

Në vitin 2017, El Niño shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje të dheut që vranë 162 persona dhe shkatërroi mijëra shtëpi.

Varri i fëmijëve Huanchaco nuk është zbulimi i parë masiv i fëmijëve të vrarë në Pampa La Cruz.

Në qershor 2018, u zbuluan mbetjet e 56 fëmijëve.

Pampa la Cruz është vetëm 2 km ose 1.2 milje larg Huanchaquito, ku u zbuluan 140 fëmijë dhe 200 lama të ofruara në një ritual të ngjashëm.

Ekipi zbuloi gjithashtu mbetjet e 132 të rinjve në një vendqendrim aty pranë.

Fëmijët besohet se janë vrarë duke në një ritual të tmerrshëm që parashikonte nxjerrjen e zemrave nga kraharori.

Eshtrat e tyre kishin prerje në pjesën e gjoksit, të cilat besohet se janë bërë nga një thikë ceremoniale, sqaroi National Geographic.

Kafazët e brinjëve të zhvendosur tregojnë se ata që kryenin këto sakrifica të përgjakshme përpiqeshin të merrnin zemrat e viktimave.

Burimi: The Sun

Përktheu: Politiko.al

Të fundit