Flash News

KRYESORE

Masakra me 8 të vrarë në Vlorë, reagon policia: Ky është autori, viktimat nga dy familje të fisit Zykaj

Masakra me 8 të vrarë në Vlorë, reagon policia: Ky

Policia e Vlorës ka dhënë informacionet e para paraprake sa i takon ngjarjes së ndodhur në fshatin Resulaj. policia thotë se autori i vrasjes së 8 personave është 24-vjeçari Ridvan Zykaj.

sipas policisë, motivet e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa viktimat janë nga dy familje të fisit Zykaj.

Njoftimi i policisë

Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.

Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit