Flash News

KRYESORE

Masakra me dy të vrarë në Lushnjë, Apeli rrëzon kërkesën e Orges Bilbilit për ndryshim të masës së sigurisë

Masakra me dy të vrarë në Lushnjë, Apeli rrëzon

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Orges Bilibilit për ndryshim të masës së sigurisë.

Bilbili së bashku me Laert Haxhiun akuzohen për masakrën e Lushnjës në vitin 2017 ku mbeten të vrarë dy persona, Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Mbi dy personat rëndon akuzat për ‘vrasjen e rrethana të tjera cilësuese’ dhe ‘grup i strukturuar kriminal’.

Kujtojmë se, Orges Bilbili u arrestua ‘aksidentalisht’ pas një përplasje me policinë në Tiranë gjatë periudhës se karantinës për lejekalimin. Ai madje kërcënoi edhe policin, dhe në një përplasje me armë mbeti vetë i plagosur.

Por, kush është Orges Bilbili?

I riu nga Lushnja Orges Bilbili ka arritur t’u shpëtojë 14 operacioneve policore që janë ndërmarrë për arrestimin e tij. Ai akuzohet për një vrasje të dyfishtë dhe ishte në listën e personave të kërkuar nga Policia shqiptare i dënuar në mungesë me 7.4 vjet heqje lirie.

Bilbili akuzohet për vrasjen në vitin 2017 të shtetasve Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, të cilët njihen si miqtë e ngushtë të Xhulio Shkurtit, djali i vëllait të Aldo Bares (Alfred Shkurtit).

Të fundit