Flash News

KRYESORE

Masakra në Gaza, Ambasada e Palestinës tubim nesër në Tiranë; pjesëmarrja detyrim moral

Masakra në Gaza, Ambasada e Palestinës tubim nesër në

Ditën e sotme, 53 jetë njerëzish, midis tyre shumë fëmijë humbën jetën si pasojë e vendimit të Presidenti Amerikan, Donald Trump për zhvendosur Ambasadën e SHBA-së nga Tel Avivi në Jeruzalem.

Në shenje pakënaqësie ndaj kësaj masakre, e cila po ashtu përkon me 70 vjetorin e pushtimit të Palestinës, ambasada e tyre në Shqipëri ka njoftuar se nësër në orën 11:00 do të mbajë një tubim paqësorë pranë lulishtes së Piramidës, teksa u bën thirrje qytetarëve të jenë të pranishëm: "Pjesmarrja juaj është detyrim njerëzor dhe moral".

 Njoftimi i plotë:

Vendi i tubimit: Tiranë (pranë lulishtes te Piramida)

Data: 15 Maj 2018

Ora: 11:00

Duke nisur nga marrëdhëniet historike- vllazërore midis popullit shqiptar dhe palestinez dhe duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit në Palestinë dhe në Jeruzalemin e pushtuar, Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Vendet Arabe në Tiranë, ju fton të merrni pjesë në tubimin paqësor e organizuar nga kjo shoqatë në mbështje të popullit palestinez dhe në përkujtim të 70 vjetorit të pushtimit të Palestinës.

Pjesmarrja juaj është detyrim njerëzor dhe moral.

Hapja e Ambasadës së SHBA në Jeruzalem pasohet me masakër në Gaza; Izraeli vret 53 palestinezë dhe plagos 2238 të tjerë

Të fundit