Flash News

KRYESORE

Masakra në ish-Bllok/ Biznesmeni i shpallur në kërkim është burri i moderatores së njohur në Shqipëri

Eldi Dizdari është personi i shpallur së fundmi në kërkim nga policia, për masakrën e ndodhur më 4 tetor në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha. Mësohet se Dizdari është bashkëshorti i moderatores Suada Sherifi, e cila ka qenë edhe miss Shqipëria disa vite më parë.

Çifti është martuar vitin e kaluar dhe kanë së bashku një vajzë të vogël.

Sa i përket ngjarjes në ish-Bllok, dyshohet se Dizdari ka patur konflikt me Ervin Matën për një sasi kokaine. Mata nuk i ka dhënë shpjegime Dizdarit për kokainën dhe këtu dyshohet se ka hyrë në lojë Ervis Martinaj.

Eldi Dizdari është gjithashtu kushëri i Arbër Çekajt, pronari i kompanisë ‘Arbri Garden’, në magazinat e të cilës u sekuestruan 613 kg kokainë.

Të fundit