Flash News

KRYESORE

Masakra në Kanada me 10 viktima, flet shqiptari: Doja të ndihmoja personin që ishte shtrirë në tokë…

Masakra në Kanada me 10 viktima, flet shqiptari: Doja të ndihmoja

Shqiptari Bes Kondi që jeton prej 18 vitesh në Kanada ishte në mesin e personave që asistuan dhe u erdhën në ndihmë të plagosurve nga aksidenti i frikshëm në Toronto që la pas 10 të vdekur.

Në një prononcim për Ora News, ai ka treguar se në momentin që ndodhi ngjarja, ai ishte në shtëpi dhe nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte.“Sa dëgjova zërat dhe ulërimat dola direkt ku ndodhesha në një nga banesat që menaxhoj, instikti i parë ishte të ikja tek personi që ishte në tokë. Nuk e dija se çfarë kishte ndodhur, dukej që ishte një aksident por nuk dija detajet. Thjesht vajta direkt për të ndihmuar personin që ishte në tokë”, u shpreh Kondi, i cili është cilësuar si hero nga mediat vendase.

Modest rreth asaj çfarë ka bërë, Besi ai se gjithçka donte, ishte të mbante në jetë personin që ishte shtrirë derisa të vinte ambulanca. “Unë reagova prej instiktit. Doja të ndihmoja personin që ishte në tokë, doja të ishte në rregull derisa të vinte ambulanca. Kur pashë se kishte edhe të tjerë persona në tokë përreth kuptova që ishte diçka më e madhe. Shumë kanë thënë hero, por heronjtë ishin policia, zjarrëfikësit, ambulancat, sidomos polici që kapi shoferin që bëri këtë aksident”, ka sqaruar Kondi.

Sakaq, ai punon si menaxher në një kompani që merret me ndërtimin e pallateve.

Të fundit