Flash News

KRYESORE

Masakra në Las Vegas, reagon presidenti Meta: Akt barbar; mbështetje SHBA-së

Masakra në Las Vegas, reagon presidenti Meta: Akt barbar; mbështetje

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar për masakrën e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Las Vegas të SHBA-së, ku 50 persona humbën jetën pasi një 64 vjeçari nisi të qëllonte me armë në drejtim të tyre.

Duke e konsideruar një sulm barbar, Meta shprehet i tronditur ndërsa ka përcjellë ngushëllimet për familjarët e viktimave. Presidenti shqiptar ka dënuar sulmin dhe ka theksuar mbështetjen për autoritetet amerikane në përballje me atket që synojnë të trembin dhe të mbjellin frikë e terror në mbarë botën e qytetëruar dhe demokratike.

“Sulmi barbar i sotëm në Las Vegas më tronditi thellësisht! Në këto momente të vështira për popullin mik amerikan, ndaj dhimbjen dhe përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave e të gjithë të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë. Dënoj me forcë ketë akt barbar e shpreh solidaritet e mbështetje për popullin mik e autoritetet amerikane në përballje me akte që synojnë të trembin dhe të mbjellin frikë e terror në mbarë botën e qytetëruar dhe demokratike”, thuhet në reagimin e Presidencës shqiptare.

50 të vdekur dhe mbi 400 të plagosur është bilanci tragjik i masakrës së Las Vegas-it, ndërkohë autori Stephen Paddock u vra nga policia.

Të fundit