Flash News

KRYESORE

“Masakra në Vlorë jehonë edhe në mediat e huaja, por ty nuk të preku o skizofren”

“Masakra në Vlorë jehonë edhe në mediat e huaja, por

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas postimit të Edi Ramës sot në rrjetet sociale, përmes së cilit nuk shprehu asnjë lloj komenti lidhur me masakrën e Vlorës, ku mbetën të vdekur 8 persona, mes tyre dy fëmijë.

Rama publikoi një video ku flet për rritje të ekonomisë dhe një fundjavë të këndshme. Ky postim ka shkaktuar irritimin e Berishës, i cili thotë se ngjarja ka bërë jehonë deri në mediat ndërkombëtare, ndërsa vetë kryeministri i vendit nuk do t’ja dijë dhe është treguar krejt indiferent.

Postimi i plotë:

Nje masaker qe tronditi Shqiperine dhe beri lajme boteror por nuk te preku ty o skizofren! Njemije here turp o faqezi antishqiptar dhe antinjeri!

Miq, masakra ne Resulaj te Selenices, ne te cilen nje xhelat i vertet mori jeten e tete femijeve, burrave, grave te pafajshem dhe plagosi disa te tjere, ka shkaktuar dhimbje, tronditje dhe zi ne zemren dhe votren e çdo shqiptari.

Kjo masaker makabre ka perbere nje lajme boteror ne te gjitha mediat e medha te botes. Por kjo masaker nuk ka perbere lajm, nuk eshte denuar dhe nuk eshte thene nje fjale ngushelluese familjareve nga monstra ne krye te qeverise dhe funderrinat e tjera te kabinetit te skizofrenit, i cili me heshtjen e tij paranojake i vrau per se dyti viktimat e Selenices!

Me kete rast dua ti them monstres ne krye te qeverise, njeqind e njemije here turp o faqezi, antishqiptar dhe antinjeri, ty dhe funderrinave qe te rrethojne!

 

Të fundit