Flash News

KRYESORE

Masakra në Vlorë, largohet nga shtëpia i mbijetuari i vetëm i familjes Zykaj

Masakra në Vlorë, largohet nga shtëpia i mbijetuari i vetëm

I mbijetuari i vetëm në familjen e Besim Zykajt ishte djali i tij i madh, 17-vjeçari Aldi.

Në momentin e tragjedisë nuk ndodhej në shtëpi, por në punë. Ai ishte i punësuar në kuzhinën e një restoranti në Dhërmi.

Ai ishte personi më ‘goditur’ nga kjo masakër pasi humbi prindërit, motrën dhe vëllain e vogël. Po ashtu, gjyshërit, xhaxhanë dhe bashkëshorten e këtij të fundit nga plumbat e kallashnikovit të zbrazura nga i afërmi i tij Ritvan Zykaj 24 vjeç.

Mëoshet se pas ngjarjes, i riu është larguar nga banesa dhe është marrë në shtëpinë e tyre nga dajat e tij, pasi ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe tejet të traumatizuar.

Ndërkohë, Ritvan Zykaj pritet të dalë sot para gjykatës në Vlorë, nga ku do të jepet edhe masa e sigurisë.

Të fundit