Flash News

KRYESORE

Masakra në Vlorë, si arriti të mbijetojë 17-vjeçari, djali i madh i familjes Zykaj

Masakra në Vlorë, si arriti të mbijetojë 17-vjeçari,

8 persona mbetën të vdekur nga breshëria e plumbave të kallashnikovit, të zbrazura në gjakftohtësi nga kushëriri i tyre Ritvan Zykaj 24 vjeç, tashmë i arrestuar nga policia në fshatin Resulaj në Selenicë të Vlorës.

Shkaku i masakrës nuk është sqaruar ende zyrtarisht, por banorët e zonës dhe të afërm të viktimave dhe autorit kanë sqaruar për mediat se ishte një debat banal, për vjedhjen e pulave. Gratë e zonës e kanë akuzuar autorin për vjedhje, ndërsa ky i fundit është kundërpërgjigjur duke shuar një familje të tërë, përveç njërin pjesëtar.

Bëhet fjalë për djalin e madh të familjes, 17-vjeçarin Albi Zykaj, i cili në atë kohë nuk ndodhej në shtëpi, por punonte në bregdet.

Trauma që ka pësuar ka qenë e madhe për adoleshentin kur ka mësuar se e gjitha familja e tij nuik jeton më, prindërit, motra 16-vjeçe dhe vëllai i vogël Ledjoni vetëm 6 vjeç, si dhe dy gjyshërit dhe xhaxhain Azemin bashkë me gruan e tij Afërdita.

Po ashtu, mes familjarëve që i mbijetuan masakrës ishin dhe dy djemtë e Azemit, që ndodheshin në emigrim.

Emrat e viktimave

1- Demir Zykaj, 75 vjeç (Vëllai i gjyshit të autorit)

2- Perrie Zykaj, 78 vjeç, (Gruaja e Demirit)

3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i Demirit)

4- Vasilika Zykaj 40-vjeç, (Gruaja e Besimit) — (Familja e djalit të vetëm të mbijetuar)

5- Sara Zykaj, 17 vjeç (Vajza e Besimit)

6- Ledjon Zykaj, 6 vjeç (Djali i Besimit)

7- Azem Zykaj 49-vjeç (Djali i Demirit)

8- Afërdita Zykaj 47-vjeç (Gruaja e Azemit)

Të fundit