Flash News

KRYESORE

Masakra që po kalon në heshtje, tre mijë njerëz janë vrarë nga ushtria në tre ditë

Në shtetin Arakan të Mianmarit, në Azinë Juglindore, është duke u kryer një masakër e madhe kundër popullsisë myslimane. Këshilli i Evropës ka lajmëruar se brenda tre ditëve janë vrarë nga ushatria e Mianmarit (Bruma) dy deri në tre mijë njerëz të besimit mysliman, ndërsa më shumë se 100 mijë të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

OKB, Amnesty International, Bashkimi Europian dhe Turqia kanë lëshuar tashmë deklarata ku bëjnë thirrje për ndalim të dhunës, megjithatë në terren situata paraqitet e rënduar.

Masakra e Arakanit (Rakhine) nuk ka tërhequr ende vëmendjen e mediave perëndimore, ndërkohë informacioni nga Minamari është shumë i vogël.

Myslimanët e Arakanit humbën të drejtën e shtetësisë në Mianmar nëpërmjet një ligji të miratuar në vitin 1982 dhe aktualisht konsiderohen si popull "pa shtet". Ata konsiderohen nga OKB si "pakica më e persekutuar", ndërsa përballen prej dekadash me dhunë, diskriminim ligjor, ekonomik dhe shoqëror.

Të fundit