Flash News

KRYESORE

Masakra tek ‘Zogu I’, Krimet e Rënda shpallin moskompetencën. Çështja rinis nga e para

Masakra tek ‘Zogu I’, Krimet e Rënda shpallin

Gjykata për Krimet e Rënda ka shpallur moskomptencën sa i takon vrasjes së trefishtë të ndodhur në Tiranë në zonën e bulevardit ‘Zogu I” në 27 maj të 2015-ës. Për këtë ngjarje janë akuzuar tre persona, dy vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi, dhe një shtetas italian Salvatore Letizia.

Ata akuzohen se kanë kryer veprime aktive në konfliktin e armatosur ku mbetën të vdekur shtetasit Mentor Lufi (Doçi), Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku.

Gjykata për Krimet e Rënda ka shpallur moskomptencën për këtë çështje, duke e rikthyer nga e para çështjen në Gjykatën e Tiranës.

Të fundit