Flash News

KRYESORE

Masakroi kunatën në Paskuqan, zbardhet dëshmia e autorit: Isha i nxehur, doja të nxirrja dufin

Masakroi kunatën në Paskuqan, zbardhet dëshmia e autorit: Isha i

Është zbardhur dëshmia e Erdet Çapokut, i cili masakroi nusen e vëllait ditën e sotme në Paskuqan.

Në gjendje të rënduar psikologjike, Çapoku ka thënë se e ka kryer vrasjen në gjaknxehtësi e sipër dhe më pas është penduar.

Jam penduar për vrasjen. Nuk duhet ta kisha bërë. Isha i nxehur dhe doja të nxirrja dufin. Me kunatën kam pasur mosmarreveshje gjithmonë. Ajo nuk me respektonte dhe nuk më dëgjonte. Pasi u përlesha me të e pashë që po i dilte shumë gjak nga koka dhe ika. U fsheha tek shtëpia e kushëririt në Laprakë derisa erdhi policia”, tha ai.

Sipas raportimeve viktima e kishte denoncuar 6 muaj më parë autorin në komisariatin e Kamzës, pasi e përndiqte dhe e filmonte ngado që shkonte bashkë me vajzën e saj 18-vjeçare.

Për këtë arsye, ajo kishte marrë urdhër mbrojtje prej autorit, i cili mbrëmë ka hyrë në banesën e saj me forcë dhe e ka goditur me thikë dhe sende të forta në trup, në sy të nënës dhe të bijës, duke e lënë të vdekur në vend.

Vrasja në Paskuqan, 6 muaj më parë viktima mori urdhër mbrojtje nga kunati, e përndiqte ngado

Nëna e viktimës rrëfen si ndodhi ngjarja: Erdeti i bënte vajzës presion, e filmonte në rrugë

Të fundit