Flash News

KRYESORE

Masakroi qenin, flet i riu nga Kuçova: Ishte tërbuar, hante pula dhe ju turr mamasë

Masakroi qenin, flet i riu nga Kuçova: Ishte tërbuar, hante pula dhe

I riu nga Kuçova i cili nëpërmjet një videoje tregoi se si masakroi qenin e tij me sëpatë, ka folur sot për herë të parë.

I intervistuar nga gazetarja e “Top Channel” ai ka deklaruar se qeni i tij ishte tërbuar, hante pula dhe nje ditë i ishte turrur të ëmës së djalit.

Djali thotë: Ishte tërbuar, hante pula. Hëngri dhe mamanë, ju turr se nuk e hëngri,- por fjalën e tij e preu një grua që ndodhej aty pranë e cila mëson të  riun: thuaj që e hëngri.

Ndër të tjera djali tregon se nuk kishte ndërmend ta postonte videon por profesori i tij e shpërndau pa e vënë në dijeni atë. Ai deklaron gjithashtu se ishte penduar për këtë veprim.

Veprimi i tij ka ngjallur shumë komente dhe debate, madje Kuvendit i është kërkuar miratimi i ligjit për mbrojtjen e kafshëve.

 

Të fundit