Flash News

KRYESORE

Masakruan me sende të forta 30-vjeçarin, arrestohen autorët e krimit në Elbasan; policia zbardh dinamikën e ngjarjes

Masakruan me sende të forta 30-vjeçarin, arrestohen autorët e

Arrestohen autorët e vrasjes së 30-vjeçarit, Florian Lamcaj, i cili u masakrua me sende të forta mëngjesin e kësaj të enjte në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Policia ka vënë në pranga shtetasit, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari.

Mësohet se, dy personat kishin goditur me sende të forta deri në vdekje 30-vjeçarin, ndërkohë që ishin në gjendje të dehur. Ngjarja ndodhi pasi personat kanë pirë së bashku deri në orën 04:00 të mëngjesit.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 2 shtetas, autorë të dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit.

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, ku shtetasit A. H., 42 vjeç, S. S., 34 vjeç dhe F. L., 30 vjeç, në gjendje të dehur ishin kofliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta, për motive të dobëta dhe si pasojë e plagëve të marra shtetasi F. L., ndërroi jetë në spital, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u bë e mundur kapja e autorëve të dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. H., 42 vjeç dhe S. S., 34 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, rreth orës 04:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku në bashkëpunim njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me sende të forta shtetasin F. L.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vrasja me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Të fundit