Flash News

KRYESORE

Masat anti-covid, Pollo thirrje qeverisë: Ky njoftim duhet hequr urgjent!

Ish deputeti i PD, Genc Pollo i ka kërkuar qeverisë që të heqë menjëherë një nga masat anti-covid-19, që ka të bëjë me shmangien e grumbullimeve vetëm në kisha e xhami.

Sipas ish deputetit, kjo masë evokon kujtime të errëta të ateizimit shtetëror komunist dhe masakrën mbi klerin e besimin.

“Njoftimi i qeverisë për të shmangur specifikisht grumbullimet vetëm në kisha e xhami evokon kujtime të errëta të ateizimit shtetëror komunist dhe masakrën mbi klerin e besimin me kulm në vitin 1967. Ai njoftim duhet hequr urgjent; përgjegjësit pasoja!!”, shkruan Pollo në fb.

Të fundit