Flash News

KRYESORE

Masat drastike për përhapjen e koronavirusit, Rama: T’i japim mundësi sistemit shëndetësor t’i trajtojë të gjithë

Masat drastike për përhapjen e koronavirusit, Rama: T’i japim

Në një lidhje të drejpërdrejtë me televizionin News 24, kryeministri Edi Rama ka sqaruar vendimin për moslejimin e këmbësorëve pas orës 18:00.

Rama sqaroi se vendimi është marrë për të shmangur kontaktin e njerëzve, duke theksuar se në këtë mënyrë virusi do të përhapet në mënyrë më të ngadaltë duke bërë që spitalet të mos tejmbushen duke mos përballuar fluksin.

Rama u ndal te Italia fqinje ku situata është shumë e rëndë, teksa tha se “nuk duhet të katandisemi duke mos pasur më shtretër dhe pajisje respiratore”.

Është populli që mes virusit dhe sistemit ta bëjë garancimin e virusit  sa më të ngadaltë që të kurojë ata që kanë nevojë. Virusi do përhapet kudo dhe do e bëjë të vetën.

Dallimin do e bëjë nëse përhapet me shpejtësi ose me ngadalë, duke kërkuar shumë shtretër e pajisje në momentin e fundit. Nëse marrim masa është më mirë sepse mbrojmë njerëzit duke i dhënë mundësi sistemit shëndetësor ti trajtojë të gjiithë.

Sepse katandisemi edhe ne si Italia që s’kishte më shtretër dhe pajisje dhe erdhi puna të zgjidhnin kujt t’ja vinin respiratorin. Edhe presidenti i SHBA flet për luftë, edhe në Francë thuhet se është luftë.

Nëse do kishim bombat mbi krye nuk do bënim pyetje të cuditshme”, tha Rama.

Të fundit