Flash News

KRYESORE

Masat e reja anti-COVID shkaktojnë trazira në Evropë; ekstremistët e djathtë tentativë për të ‘pushtuar’ parlamentin gjerman në Berlin

Masat e reja anti-COVID shkaktojnë trazira në Evropë;

Ekstremistët e ekstremit të djathtë u përpoqën të hyjnë në parlamentin gjerman gjatë një proteste kundër masave kufizuese të pandemisë në vend, por u kapën nga policia dhe u larguan me forcë.

Incidenti ndodhi pas një proteste një-ditore nga dhjetëra-mijëra njerëz kundër veshjes së maska ​​dhe masave të tjera të qeverisë.

Policia urdhëroi shpërndarjen e protestuesve gjatë marshimit të tyre, për shkak se pjesëmarrësit nuk po respektonin rregullat e distancimit social, por si përfundim tubimi pranë portës së portretit të Brandenburgut vijoi sikurse ishte planifikuar.

Pamjet e incidentit treguan qindra njerëz, disa duke tundur flamurin e Rajhut gjerman të 1871-1918 dhe parulla të tjera të së djathtës ekstreme, teksa vraponin drejt shkallëve të ndërtesës së Reichstag-ut.

Policia konfirmoi në Tëitter se disa njerëz kishin mundur të dilnin nga kordoni policor i vendosur para Parlamentit dhe kishin mundur të shonin deri tek shkallët e ndërtesës së Reichstag, por që ishin ndaluar pak para se të hynin brenda.

Protestuesit kanë hedhur gurë dhe shishe kundrejt policisë. Ndërsa, autoriteteve iu është dashur të përdorin forcën për t’i shtyrë ata prapa. Kreu i lartë i sigurimit të Shtetit në Gjermani dënoi ashpër incidentin.

“Ndërtesa e Reichstag është vendi i punës së Parlamentit tonë, dhe për më tepër qendra simbolike e demokracisë sonë liberale. Është e padurueshme që vandalët dhe ekstremistët duhet ta keqpërdorin atë”, është shprehur gjatë një deklarate Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer, ndërsa u bën thirrje autoriteteve të tregojnë zero tolerancë.

Më parë, mijëra ekstremistë të ekstremit të djathtë kishin hedhur shishe dhe gurë në polici përpara ambasadës ruse. 300 persona kanë rënë në prangat e policisë gjatë protestës.

Qeveria rajonale e Berlinit është përpjekur të ndalojë protestat, duke paralajmëruar se ekstremistët mund t'i përdorin ato si një platformë, nën pretekstin e shqetësimit për shkak të masave kufizuese anti-Covid.

Megjithatë, organizatorët e protestës apeluan me sukses vendimin të Premten, duke arritur të sigurojnë lejen për protestë, por nën urdhrin e gjykatës për të siguruar distancimin social. Mos zbatimi i kësaj mase bëri që policia e Berlinit të shpërndajë marshimin, ndërsa ishte akoma në zhvillim e sipër. Gjatë marshimit, për të cilin autoritetet thanë se morën pjesë 38,000 persona, pjesëmarrësit u shprehën kundër një sërë problematikash përfshi vaksinimet, maskën mbrojtëse ​​për fytyrën dhe qeverinë gjermane në përgjithësi.

Disa protestues kishin veshur bluza që promovonin teorinë konspirative të QAnon, ndërsa të tjerët shfaqnin parulla të bardha nacionaliste dhe shenja neo-naziste, megjithëse shumica e pjesëmarrësve mohuan të kishin pikëpamje të ekstremit të djathtë.

Disa protestues kanë theksuar se, morën pjesë në protestë për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për mbajtjen e maskave dhe vaksinimin, duke shtuar se diçka tjetër fshihet pas kësaj çështje.

Një protestues tjetër tha se ai dëshironte që sistemi aktual politik i Gjermanisë të shfuqizohej dhe të bëhej një rikthim në kushtetutën e 1871 me arsyetimin se sistemi politik i vendit pas luftës ishte i paligjshëm.

Gjermania ka parë një rritje të rasteve të të infektuarve në javët e fundit. Agjensia e gjermane për kontrollin e sëmundjeve raportoi të shtunën për 1.500  raste të infektuarish në vetëm 24 orë.

Gjermania është vlerësuar për mënyrën si ka trajtuar pandeminë, ndërsa numri i vdekjeve në vend, afro 9300, është më pak se një e katërta e njerëzve që kanë vdekur nga COVID-19 në Britani.

Sondazhet tregojnë një mbështetje të madhe për masat parandaluese të vendosura nga autoritetet, siç është kërkesa për të veshur maska ​​në transportin publik, në dyqane dhe disa ndërtesa publike, siç janë bibliotekat dhe shkollat.

Përgjatë itinerarit të protestës së zhvilluar dje, ka patur edhe disa kundër-protesta më të vogla, ku pjesëmarrësit me parulla nga krahë, bërtisnin kundër pranisë së ekstremit të djathtë në mitingun kundër maskave. Njëra nga protestueset është shprehur se pavarësisht pakënaqësive ndaj qeverisë, ekziston një kufi dhe kush bashkohet me neo-nazistët e ka kapërcyer këtë kufi.

Ndërkohë, protesta kundër rregullave të Covid-19 janë zhvilluar edhe në Francë. Qindra njerëz u mblodhën të shtunën në lindje të Parisit për të protestuar ndaj rregullave të reja për mbajtjen e maskës dhe kufizime të tjera të marra pas rritjes së numrit të të infektuarve në vend. Policia vëzhgoi nga afër protestën, por nuk ndërhyri.

Protestuesit nuk kishin një organizator qendror, por përfshinin njerëz në jelekë të verdhë, të cilët më parë protestuan ndaj padrejtësive ekonomike. Pjesë e kësaj proteste kanë qenë edhe persona të cilët besonin në teoritë konspirative, duke e quajtur veten Anti-Maska.

Franca regjistroi më shumë se 7,000 të infektuar në një ditë të vetme të premten. Ajo ka numrin e tretë më të lartë të vdekjeve për shkak të COVID-19 në Evropë, menjëherë pas Britanisë dhe Italisë, me mbi 30.600 të vdekur.

Protesta këtë fundjavë janë zhvilluar edhe në Londër. Qindra njerëz u mbushën Sheshin Trafalgar për protestuar të bashkuar kundër masave kufizuese të COVID-19 të vendosura nga qeveria.

Policia Metropolitane paralajmëroi demonstruesit se kushdo që merr pjesë në një tubim prej më shumë se 30 personash mund të rrezikojë të kryejë një vepër penale.//Burimi: Buisness Standard// Përktheu dhe përshtati B.L.

Të fundit