Flash News

KRYESORE

Masat ndaj Covid-19, Basha: Punonjësve nuk mund t’ju llogaritet nga leja vjetore periudha që po qëndrojnë në shtëpi

Masat ndaj Covid-19, Basha: Punonjësve nuk mund t’ju llogaritet nga

Kreu i Partisë Demoraktike, Lulzim Basha në një komunikim me gazetarët ka deklaruar se paketa ekonomike e qeverisë nuk mjafton për përballimin e krizës së krijuar nga COVID-19.

Duke diskutuar faktin se punonjësve mund t’ju llogaritet nga leja vjetore qëndrimi në shtëpi për shkak të masave të marra për përhapjen e koronavirusit, Basha the se kjo nuk duhet të ndodhë, duke llogaritur edhe stresin që po kalojnë.

Kjo periudhë kur punonjësit po qëndrojnë në shtëpi për shkak të masave të marra për përhapjen e koronavirusit nuk mund të llogaritet duke ju mbajtur nga leja vjetore. Ky quhet ndëshkim. Është shumë i dhimbshëm izolimi social, akoma më i dhimbshëm për pasojat që do të ketë në ekonominë e shumë familjeve shqiptare.Nuk ka kuptim që mëgjithë këtë stres të kalojnë edhe këtë gjë”, tha Basha.

Ai u shpreh se pasojat në ekonomi do të jenë të parikuperueshme nëse qeveria nuk rishqyrton paketën ekonomike.

“Ka nisur kalbëzimi i strukturës ekonomike. Do ketë pasoja të parikuperueshme. Ka 3 javë që kemi paraqitur paketën. Akoma s’kemi asnjë disbursim. Ka nevojë për likuiditet, ka nevojë për cash”, tha kryedemokrati.

Të fundit