Flash News

KRYESORE

Masat për hapjen graduale, ish-deputeti: Shqipëria, e vetmja qeveri që nuk flet për testimet dhe laboratorët kërcënohen

Masat për hapjen graduale, ish-deputeti: Shqipëria, e vetmja qeveri

Ish deputeti i PD, Tritan Shehu akuzon qeverinë shqiptare se klasifikohet në vendet e vetme që nuk flet për testimet, ndërsa po kalohet në fazën e hapjes graduale pas masave anti-covid.

Sipas ish deputetit, vendi ynë është i vetmi që nuk flet për masa si testime virologjike dhe imunologjike masive, pajisjen e popullesisë me maska, përmirësimin e strukturave mjekueses etj.

Reagimi:

Shqiperia, e vetmja qeveri qe nuk flet per testimet, maskat, etj!

Te gjitha vendet po kalojne ne procesin e “hapjes” duke paraqitur kalendare te qarta, afate kohore te shoqeruara me masa kontrolli apo mbrojtese:

— Me testime ne rritje galopante, virologjike dhe imunologjike masive, pikerisht per te njohur gjendjen, ndjekur pasojat e “hapjes”, kolauduar ne funksion te tyre hapat e metejshme e pregatitur per kalimin ne normalitet.

—Me pajisjen e popullesise me maskat, detyre kjo e shtetit, kaq te rendesishme keto vecanerisht ne ditet qe vijne krahas respektimit te rregullave te distancimit.

—Me pregatitjen e pajisjen e mjekut te familjes per t’i mundesuar atij te luaje rolin e tij tejet te rendesishem.

—Me forcimin e permiresimin e strukturave mjekueses per te perballuar flukse te mundeshme pacientesh drejt tyre nga procesi i “hapjes”.

I vetmi vend ku jo vetem nuk flitet per te tilla masa, por ku dhe laboratoret kercenohen nqs kerkojne te kryejne funksionet e tyre ndaj qytetareve, eshte Republika e jone!

Nderkaq grupi i “fallxhoreve” vazhdon te prodhoje figura te cuditeshme ne forme kurbash...te shoqeruara me komunikime kontradiktore ne 3D.

Të fundit