Flash News

KRYESORE

Masat për koronavirusin; Qeveria e Kosovës hap kufirin me Shqipërinë, hiqet kufizimi i lëvizjes për qytetarët

Masat për koronavirusin; Qeveria e Kosovës hap kufirin me

Qeveria e Kosovës ka vendosur rihapjen e kufirit me Shqipërinë. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë të organizuar gjatë ditës së sotme, në të cilën po ashtu u vendos heqja e masave kufizuese të lëvizjes për qytetarët e Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, propozoi se të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do të vetizolohen, por që ndaj tyre do të zhvillohen kontrolle të detajuara mjekësore.

“Ministria e Shëndetësisë së bashku me IKSHP-në ka konstatuar situatë të qëndrueshme por me rritje të lehtë të rasteve me COVID-19. Duhet ta kemi të qartë se virusi është ende aktiv”, u shpreh Zemaj.

Ministri kosovar i Shëndetësisë theksoi se pas analizës së bërë IKSHPK-ja do të bëhet ndryshim të masave shtesë.

“Kontrollin e detajuar mjekësor të të gjithë qytetarëve që hyjnë në Kosovë. Që nga dita e hënë propozoj që qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen vetëizolimit dhe në vend të testimit për ata që hyjnë do të jetë kontrolli i detajuar. Më lejoni të ju njoftoj që nga dita e hënë hiqet edhe kufizimi i lëvizjes nga ora 05:00 deri në ora 21:00. Kërkojmë që të zbatohen me përpikëri rekomandimet”, ka shtuar ai.

Kufiri Kosovë-Shqipëri rezultonte i mbyllur që prej 14 marsit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Veç rihapjes së kufijve me Shqipërinë, qeveria kosovare po ashtu – me propozim të ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashi, po rishikon mundësinë e hapjes së fluturimeve.

“Në këtë pjesë, mendoj se edhe hapja e fluturimeve është mjaftë e rëndësishme. Prandaj me lejen e juaj do të kisha filluar konsultimet me Autoritetin e Aviacionit Civil me MSH-në dhe kompanitë ajrore që të rifillojnë fluturimet duke zbatuar masat ndaj COVID-19 në mënyrë që të marrim një miratim”, tha ai.

Ndërkaq, nga dita e hënë do të hiqen të gjitha masat e vendosura më parë, duke përfshirë kufizimin e lirisë së qarkullimit, duke rikthyer në këtë mënyrë vendin në normalitet.

Të fundit