Flash News

KRYESORE

Masat për koronavirusin, Rama: Jemi shumë herë më mirë se vende të tjera

Masat për koronavirusin, Rama: Jemi shumë herë më mirë

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një intervistë me skype me televizionin News 24 ku po flet mbi situatën aktuale në vend nga përhapja e koronavirusit.

I pyetur nëse masat e marra në vend kanë qenë efektive për ndalimin e përhapjes së koronavirusit, Rama tha se masat kanë qenë efektive dhe janë marrë më parë në krahasim me shumë vende të prekura.

Ai përgëzoi qytetarët për zbatimin e rregullave dhe u shpreh se ajo pakicë që nuk i zbaton duhet ta kuptojë që po luan me zjarrin.

“Modeli i masave është bërë pasi janë parë 20 vende pas infektimeve të para.

Jemi shumë herë më mirë se vende të tjera. I kemi marrë masat dhe po i respektojmë ato. Parregullsitë në sjellje janë minimale nga ato që po bën pjesa tjetër e popullsisë. Si popull po bëjmë dicka fantastike, por duhet të shtrëngohemi dhe më shumë po nëse nuk duam numërojmë qindra të vdekur”, tha Rama.

I pyetur mbi vendosjen e fashave të orareve për ndalimin e qarkullimit, kryeministri tha se nëse lind nevoja mund të ketë akoma më tepër shtrëngim masash, por theksoi se këto të deritanishmet janë maksimalet.

Të fundit