Flash News

KRYESORE

Masat për koronavirusin, rreth 50 shoferë që shkelën rregullat  e ‘shtetrrethimit’ shoqërohen në polici

Masat për koronavirusin, rreth 50 shoferë që shkelën

Të paktën 50 persona janë shoqëruar nga policia e Tiranës, të cilët pasi thyen rregullat e vendosura nga qeveria duke qarkulluar me automjete privatë si masë parandaluese për koronavirusin, raporton Ora news.

Pasi janë ndaluar nga policia, ata janë shoqëruar në komisariat për verifikime.

Me gjithë thyerjet e vendimit, shumica e shqiptarëve i janë bindur masave, duke qëndruar në shtëpi për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Ndërkohë mësohet se në Fier policia ka shoqëruar 8 drejtues mjetesh dhe janë vendosur 21 masa administrative. Mësohet se të shoqëruarit dhe ata që janë gjobitur kanë thyer masat e vendosura duke lëvizur me automjetet e tyre të paautorizuar.

Të fundit