Flash News

KRYESORE

Masat për koronavirusin, Spaho bën krahasimin mes Italisë dhe Shqipërisë: Rama mendon vetëm për gjoba

Masat për koronavirusin, Spaho bën krahasimin mes Italisë dhe

Nënkryetari i PD Edmond Spaho, përmes një statusi në Facebook përmend pasojat ekonomike që mund të sjellë situata me koronavirusin në Shqipëri.

Ai shkruan se kryeministri Rama mendon vetëm për gjoba dhe nuk ju siguron garanci ekonomike shqiptarëve.

Spaho thekson se duhet një plan i qartë social dhe ekonomik për të përballuar situatën dhe se buxheti i qeverisë mungon.

Në një video pasqyron deklaratat e kryeministrit Rama teksa bën një paralelizëm me shtetin Italian që ka një plan masash me thelb shtyrjen e kësteve të kredive, kësteve, shtyrjen e kolaudimit të kredive, pagesave të dritave dhe masat e tjera.

“Nuk luftohet virusi dhe pasojat e tij social-ekonomike vetëm me gjoba, gjoba, gjoba. Sot ekonomia shqiptare ka nevojë për garanci dhe mbështetje! Duhet përgjegjshmëri dhe një plan i qartë social - ekonomik.

Pa buxhet në dispozicon nuk blihen mjetet mbrojtëse për mjekët. Pa buxhet në dispozicion nuk paguhen qytetarët që po detyrohen të rrinë në shtëpi. Pa buxhet nuk ndihmohen më të varfrit! Pa buxhet në dispozicion nuk rimbursohen bizneset”, shkruan Spaho.

Të fundit