Flash News

KRYESORE

Masat shtrënguese, Bejtja: Rama si drejtor policie i kabinetit ‘Basha’

Masat shtrënguese, Bejtja: Rama si drejtor policie i kabinetit

Gazetari Andi Bejtja ka komentuar urdhrat e përcjellë përmes facebook-ut nga kryeministri Edi Rama, sa i takon masave shtrënguese për virusin Covid-19 në vend.

Po ashtu, ai është ndalur edhe te propozimet e opozitës, këto të fundit shpesh të refuzuar nga qeveria.

Me një status ironik, Bejtja e cilëson Ramën më shumë si drejtor policie i kabinetit ‘Basha’, që përcjell oraret e ndalimit të këmbësorëve, makinave etj.

“Nese nje studiues, historian, apo qofte dhe gazetar, pas disa vitesh, do t’i rikthehet fare pa pasion, asaj qe po kalojme këto dite ne “Epoken e Corones”, do të vije kollaj te ky titull. Vetem duke pare leksikun e dy liderave kryesore, vetem ne harkun kohor te nje jave shikon një shperpjestim te madh: Edi Rama ka kryefjale e refren te tij fjalen “Ndaloj”, ndersa lideri opozites fjalen “Propozoj”. Me kaq shume “Ndaloj” te njerit dhe me kaq shume “Propozoj” te tjetrit, ne rastin me te mire Edi Rama, he per he, nuk eshte as me pak e as me shume, po thjesht nje Drejtor Policie i Kabinetit Basha, qe anuncon me zell ne Facebook, oraret e ndalimit te kembesoreve, makinave….Kryeminister: je shume vone, fillo be kryefjale tenden fjalen “Propozoj”….Kryeministrat e Rajonit, te Europes e te Botes e kane bere me kohe…”, shkruan Bejtja.

Të fundit