Flash News

KRYESORE

Masat shtrenguese për Covid-19, Rama nga Surreli: Jo më frekuentimi te Liqeni i Tiranës, numri do rritet në dy javët e ardhshme

Masat shtrenguese për Covid-19, Rama nga Surreli: Jo më frekuentimi te

Kryeministri Edi Rama deklaron se në sajë të masave shtrënguese për Covid-19, tashmë do ndalohet edhe frekuentimi te Liqeni i Tiranës dhe parqe rekreative në të gjithë vendin.

“Mbrëmë në liqenin e Shkodrës ishte si në kohë pushimesh dhe jo kohë lufte.

Do ndalojmë frekuntimet në Liqenin e Tiranës dhe zonat rekreative në cdo qytet brenda perimetrit të ri të blinduar ", thotë Rama në një lidhje live nga shtepia e tij në Surrel, duke shtuar se më e keqja s’ka ardhur akoma.

"Nuk dua t’ju shqetësoj, por kam detyrë t’ju informoj  me ato që eskpertët ndajnë me mua në kohë reale.

Kur kancelarja Merkel thotë se 70% e popullit gjerman do preken, apo kryeministri britanik thotë 60% të popullit do preket, thonë të vërtetën.

Nuk është alarmante dhe ka rëndësi të kuptohet thelbi, me kufij të hapur a kufij të mbyllur, por shumica e tyre që do preken do e kalojnë pa asnjë shenjë.

Ata që kanë shenja do e kalojnë në shtëpi si grip i zakonshëm, kurse ata që do bëhen për spital do të shërohen.

Masat shtrënguese janë të dosmosdoshme, për ta ngadalësuar maksimalisht përhapjen, se nëse nuk e ngadalësojmë , numri i atyre që do bëhen për spital do jenë shumë më i madh e se numri i shtretërve. Këtë problem e kanë të gjithë, nga Amerika te Gjermania, Austria e Italia.

Masat shtrënguese na japing kohë teksa bota po kërkon ilacin dhe temperaturat e motit rriten se besohet se do dobësojnë forcën goditëse të këtij armiku të egër.

Në të paktën, javën e ardhshme do kemi më shumë të infektuar, dhe në javën pasardhëse edhe më shumë. Asnjë panik, se nuk i shmanget askush. Pas periudhës së inkubimit me ritëm që shkon në rritje, por masat tona na ndihmojnë se rritja e këtyre dy javëve do jetë më e ulët. Në javën e tretë, ne do kemi mundësinë të shohim se ku kemi arritur ne dhe armiku.

Që ta ndajmë mendjen mire, kjo është një luftë e vërtetë që ka sulmuar mbarë njerëzimit dhe sistemet mbrojtëse shëndetësore të cdo vendi. Arma jonë është durimi, sa më shumë durim aq më pak viktima e të plagosur do ketë. Meqë po rrimë në shtëpi e po luftojmë me zakonet e përditshme”, thotë Rama.

Të fundit