All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Marsela Çibukaj rikthehet te sherri viral me Samanta Karavellën: Reagoi sepse i dogji vet

Marsela Çibukaj rikthehet te sherri viral me Samanta Karavellën:
All - Paragraf - 1

Këngëtarja Marsela Çibukaj i është rikthyer debatit të nisur një vit më parë në lidhje më këngët në Shqipëri dhe me artistët shqiptarë.

All - Paragraf - 3

Në statusin e postuan nga këngëtarja shprehej qartë kritika për këngën dhe rrymën e re e cila kishte hyrë në Shqipëri. Në të thuhej se këngëtarët bëjnë çdo gjë për të fituar famën, duke shfrytëzuar pamjen dhe duke e zhveshur. Për këtë reagim duket se ndër të parat që është prekur ishte Samanta Karavello e cila ju kundërpërgjigje Çibukajt shumë ashpër.

Duke e sqaruar edhe një herë sherrin virtual me Samantën edhe sot, nga studio e Pop Culture, pas pyetjes së Kelvit ç’pati me Samnatën, Marsela theksoi se, në asnjë rast nuk kishte asgjë me të: “Unë dëgjoj dhe jap përshtypjen time për këngët, flas për muzikën, në Facebook-un tim jam e lirë të shpreh mendimin tim, pa ofenduar askënd.”

Por, me sa duket, Samanta reagoi sepse u ndie e përfshirë në atë status: “Unë nuk e kisha me Samantën. Samanta u kthye, sepse i dogji vetë” – tha Marsela duke theksuar se ajo, vitet e fundit në muzikë ka vënë re dendur ritmin reggae, i cili, sipas saj nuk u shkon të gjithëve, gjuhën gege, e cila te disa këngëtarë ngjan e shëmtuar, dhe ka të gjithë të drejtat ta shprehë hapur mendimin e saj. Natyrisht, Marsela nuk e mendoi reagimin e Samantës, por ajo për të cilën i vjen më shumë keq ishte fjalia e Samantës: “Ku ishe ti kur mua më gjykonin mjeshtrit e mëdhenj të muzikës”: “Unë  mendoj se nuk duhet të gjykojmë në këtë mënyrë, sepse nuk jemi këtu për të thënë ku ishe ti…

“Unë dua që të jetë 100 për qind live dhe jam pak gjykuese ndaj ekspozimit të tepërt dhe ky manipulimi i gjinisë femërore më duket i tepërt. Unë jam pak më tej. Do të doja të mos kishim nevojë me ekspozime…” – thotë Marsela ndër të tjera për Pop Culture.

 

Pyetjes nëse pas atij reagimi a janë sqaruar gjërat me Samantën, Marsela tha se po: “Me Samantën jemi sqaruar. Jemi takuar në një event privat dhe Samanta u afrua vetë… Mendoj se jemi shumë të shpejtuar të gjithë, por mendoj se edhe njerëzit nga shtëpitë, disa gjëra që fliten online i marrin jetësore.”

Të fundit