Flash News

KRYESORE

Mashkulli më sexy shqiptar rrëfen për herë të parë: Kam aksidentuar një person me makinë, sot është invalid

Është cilësuar si njëri nga meshkujt më sexy shqiptarë, por duket se e shkuara e tij ka një brengë të madhe.

10 vjet më parë, këngëtari, i njohur edhe si bashkëshorti i Nora Istrefit, Robert Berisha është përfshirë në një aksident automobilistik.

Në një intervistë për “Prive”, në rubrikën "10 gjërat që s'i dini për të" , Roberti tregoi për herë të parë për një aksident të ndodhur 10 vite më parë.

"Kam bërë një aksident në vitin 2007 duke u kthyer prej Ohrit nga një mbrëmje. Jam nisur për në Kosovë në 5 të mëngjesit, pa gjumë, po ecja shpejt me makinë dhe në hyrje të Kërçovës përpara më ka dalë një motorist. Motori shkoi 50 metra andej, makina u rrotulluar 3, 4 herë. Motoristi menduan se vdiq, por për fat shpëtoi. E morën me helikopter, e çuan në Shkup. Sot ai është i palëvizshëm. Kam qenë në paraburgim derisa ata e konstatuan që ai po ecte në krahun e kundërt dhe unë nuk isha fajtor", u shpreh Roberti.

 

Të fundit