Flash News

KRYESORE

Mashtrim ndaj bankave dhe lobim i paligjshëm, ish kreu i fushatës së Trump i shpëton burgut me pretekst koronavirusin

Ish-kryetari i fushatës Trump Paul Manafort u la i lirë nga burgu të mërkurën pas një kërkese të avokatëve të tij për shkak të pandemisë koronavirus, tha avokati i tij Kevin Downing. Downing i tha CNN se Manafort do të vuajë pjesën tjetër të dënimit në shtëpi pasi vuajti rreth një të tretën e dënimit në një burg federal në Pensilvaninë Perëndimore.

Manafort, ka qenë në burg që nga qershori i vitit 2018. Ai u dënua me 7.5 vite burg për mashtrim bankar dhe taksash, por ashtu për krime të lidhura me lobim të huaj.

Frika nga përhapja e virusit në burgje ka bërë që rreth 2500 të burgosur, të shkojnë në shtëpi dhe të izolohen. Por burgu ku po qëndronte Manafort në fakt nuk ka asnjë rast, madje as të dyshuar.

Avokatët e Manafortit kishin kërkuar nga zyrtarët e burgut muajin e kaluar që të konsideronin lejen e tij që të qëndronte në paraburgim në shtëpi qoftë kur pandemia vazhdon ose edhe për katër vitet e tjera që ai do të qëndronte pas hekurave.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në fund të 2018 dhe 2019, Manafort vuri në dukje në mënyrë të përsëritur në seancat gjyqësore se kishte probleme të vazhdueshme shëndetësore, dhe madje u paraqit në karrocë me rrota.

Manafort pranoi se kishte pastruar para, mashtrimin me taksa dhe lobimin e paligjshëm për politikanët ukrainas, si dhe mashtrimin e bankave.

CNN

Të fundit