Flash News

KRYESORE

Mashtrimi, Veliaj “shtroi” drekë me paratë e një tjetër institucioni publik, punonjësit e të cilit u mashtruan për vete nga kryetari i tyre

Erion Veliaj u shfaq dje duke u servirur pjatat disa pansionistëve, aq sa të krijohej përshtypja, se bujaria dhe zemërgjerësia e tij dhe e bashkisë nuk kanë fund as në raste festash.

Veliaj, pak më pas e shpjegonte se ky aktivitet po zhvillohej me paratë e një tjetër institucioni publik, duke bërë që gjithsesi të shtrohet pyetja: po kryetari i bashksië ç’donte që u shfaq në foto duke shërbyer si kamarier?

Mbrëmja në fjalë ishte shtruar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, që nuk dihet e di se çfarë e lidh me azilet e kryeqytetit që janë në varësi të bashkisë së Tiranës.

Politiko.al mësoi se punonjësve të këtij institucioni u ishte kërkuar nga kryetari i tyre, ish-deputeti Ervin Koçi, që të kontribuonin në mënyrë që të shtronin darkën e fundvitit për stafin përkatës.

Por edhe pse stafi duket se ngeli me "gisht në gojë", për befasinë e të gjithë punonjësve që kishin dhënë para nga xhepi i tyre, por edhe këtë bamirësi me pahir në dobi të pensionistëve, ua rrëmbeu siç duket kryetari i bashkisë së Tiranës, i cili u shfaq sërish me bluzën e tij të ngjashme me atë me drerë.

“A i mban dot 4 pjata mër çun? Je i madh Ervin Koçi - në vend të festës së AMF-së, shtroi dreke për miqtë tanë të moshuar të Qendrave Sociale. Sikur ta bënin të gjithë nuk do mbetej kush në moshën e tretë pa u rrethuar me dashuri këto festa”, - shkrunte Veliaj, por kushedi çfarë do kenë menduar punonjësit e mashtruar të AMF-së kur kanë parë këtë status.

Vetë Ervin Koçi, gjithashtu shkruante në Facebook: “Falenderoj punonjësit e Autoritetit për kontributin e dhënë për të qenë pranë të moshuarve të qendrës sociale për festat e fundvitit si dhe Bashkinë e Tiranës për sensibilitetin që ka krijuar mbi njerëzit në nevojë”.

Por mbase do të duhet që herën e ardhshme ai të ketë të njëjtin sensibilitet ndaj punonjësve të tij dhe jo vetëm ndaj kryetarit të Bashkisë.  

Të fundit