Flash News

KRYESORE

Mashtrimi i mediave pranë qeverisë/ Kontrolli i banesës së Bashës ndalohet me ligj

Disa media pranë qeverisë, kanë publikuar ditën e sotme një lajm “copy-paste” se kryedemokrati Lulzim Basha ka refuzuar punonjësit e IMT-së që të bëjnë verifikimet për ndërtimin e dhomave në banesën e tij, që akuzohet se janë pa leje.

Mirëpo, ashtu siç është dhe e përcaktuar në nenin 73 të Kushtetutës, Kontrolli i banesës së politikanit bëhet vetëm me autorizim të Parlamentit në vijim të një kërkese nga Prokuroria.

Pra, nuk bëhet fjalë për një refuzim, por me ligj nuk lejohet kontrolli i banesës, pasi Basha është person me imunitet.

Shtojmë, se ditën e sotme Partia Demokratike ka përgënjeshtruar artikullin e Report Tv, të cilën e cilëson si “ERTV2” që njësoj si Erion Veliaj ka dezinformuar shqiptarët, kur ka paraqitur një banesë të dikujt tjetër si apartamentin me 4 shtesa të paligjshme të Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Të fundit