Flash News

KRYESORE

"Mashtrimi i Ramës do hyjë në histori", Hajdari ngre tonet ndaj deputetëve: Jetoni në luks, koha juaj ka mbaruar

"Mashtrimi i Ramës do hyjë në histori", Hajdari ngre

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar ashpër sot nga foltorja e Kuvendit, lidhur me draftin e propozuar nga PS për ndryshimet kushtetuese në kodin zgjedhor, e cila propozon hapje të listave me kushte dhe sërish kandidatët përfitojnë nga renditja e kryetarit.

Gjatë fjalës së saj, Hajdari tha se mashtrimi i Edi Ramës për hapjen e listave do të renditet në histori si një nga mashtrimet më të mëdha në këto 30 vite. Ajo iu drejtua koleve të saj në sallën e parlamentit se kanë frikë nga populli dhe nga vota e tyre. Ligjvënësja iu drejtua deputetëve që të mos fshihen më pas listave të kryetarëve, por të përballen me popullin, duke shtuar se dhe gratë po t’i vesh në mënyrë të barabartë përballe burrva do t’ia dalin të vijnë në Kuvend, duke marrë si shembull rastin e Vjosa Osmanit në Kosovë.

Rudina Hajdari iu drejtua kolegëve në sallë se koha e tyre ka mbaruar, pasi shqiptarët do t’i ndëshkojnë me votë dhe ajo nuk do të dorëzohet por dp të jetë gjithmonë në krah të tyre.

“Takoj çdo ditë njerëz që nuk ndalen por duan një të ardhme më të mirë. I takoj ccdo ditë dhe e ndjen në sytë e tyre se e ardhmja tuaj ka mbaruar. Si ka mundësi gjithë këta njerëz të bukur, të mirë që takoj ccdo ditë përfaqësohen nga ju. Nga njerëz të pandershëm dhe të korruptuar. Kjo pandershmëri arriti kulmin, ku PS bërë propozimin për hapje listash, por që nuk ishte e tillë. Edi Rama ishte ai që i pa shqiptarët në sy dhe nga ky Kuvend tha listat do të hapen. Ky mashtrim i Edi Ramës do të renditet si një nga mashtrimet më të mëdha të 30 viteve, do renditet në histori. SI vazhdoni dhe i mashtroni ende shqiptarët? Si mund ta bëni këtë? Unë e kam një përgjigje, ju keni frikë nga populli, ju kini frikë nga vota, ju nuk i dilni dot përballë shqiptarëve? Ju keni frikë nga qytetarët shqiptarë, keni kohë që i keni braktisur qytetarët shqiptarët në këto 30 vite, jeta juaj është luks, kurse pjesa dërrmuese e shqiptarëve jetojnë në varfëri që zvarriten për një punë. Ju shkoni nëpër spitalet e botës, shëndeti juaj është në rregull, fëmijët tuaj janë në rregull se i çoni nëpër shkolla jashtë shtetit, ndërkohë që sot në Shqipëri diskutohet ende ngrohja në shkolla. Ju sot rrini këtu, ndërkohë që shqiptarët enden në rrugët e evropës. 70% e shqiptarëve duan ta braktisin vendin dhe 90 % e tyre duan të ikin dhe mos kthehen më dhe ata që duan të ikin janë rinia. Dilni përpara popullit, takohini ata dhe mos u mbroni me listat e kryetarëve. Edhe gratë në Parlament, unë kam besim që gratë po t’i vesh barabart me burrat do t’ia dalin mbanë dhe do të vijnë në këtë Parlament e ka treguar Kosova, ka gruan më të votuar. Mashtrimi që bëri Edi Rama që këtij parlamenti do t’i rikthejmë sovranitetin ishte mashtrimi më i madh që kam dëgjuar, doni të krijoni iluzionin e ndryshimit, doni të krijoni iluzionin sikur do hapni listat, por në fakt janë të mbyllura. Keni vetëm dy rrugë, keni një mundësi për ta tërhequr dhe në fakt mund t’ia arrini të mbani pak dinjitet ose të vazhdoni me këtë propozim dhe dijeni mirë gjithsesi vazhdoni por koha juaj ka mbaruar se unë e shikoj në zemrat e gjithë shqiiptarëve se janë të loidhur nga emrat tuaj. E shikoni te të rinjtë e të rejat që iu shikojnë si pronarët e këtij vendi e shikoj te të rinjtë e të rejat që nuk duan t’ia dinë për ju, por duan t’iu ndëshkojnë me votë. Unë i mbështet këta njerëz. Unë nuk dorëzohem, nuk dorëzohem. Do mbetem gjithmonë bija e shqiptarëve të ndershëm prandaj koha juaj ka mbaruar" tha deputetja Hajdari.

Të fundit