Flash News

KRYESORE

“Mashtrimi i Veliajt me landfillin e Sharrës”, Zhupa publikon pamjet nga brenda: Kjo është gjendja e rëndë, SPAK të nisë hetimet

“Mashtrimi i Veliajt me landfillin e Sharrës”, Zhupa publikon

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa publikon pamjet nga ambienti i brendshëm i landfillit të Sharrës, që sipas saj fakton gjendjen e rëndë dhe me pasoja të mëdha në mjedis, në shëndetin e njerëzve dhe në financat e buxhetit të Bashkisë Tiranë.

Zhupa thotë se administrimi i mbetjeve në Tiranë ka dështuar dhe se gjendja e Landfillit të Sharrës është një nga provat që duhet të administrojnë SPAK në hetimin e Veliajt.

“Administrimi i mbetjeve në Tiranë ka dështuar! Gjendja e Landfillit të Sharrës është një nga provat që duhet të administrojnë SPAK në hetimin e Veliajt në pastrimin e parave të pista të mafias italiane nëpërmjet kompanisë “Eco Tirana” sh.a.

Veliaj ka premtuar një situatë krejt ndryshe nga ajo që është sot në Landfillin e Sharrës, edhe jo vetëm e ka premtuar por ka paguar nga paratë tona dhe ka lidhur një kontratë ku “ECO TIRANA” sh.a merrte detyrimin që do ndryshonte gjëndjen e administrimit të mbetjeve të Tiranës.

Pamjet filmike faktojnë që gjendja e trajtimit të mbetjeve në Landfillin e Sharrës është e rëndë dhe me pasoja të mëdha në mjedis, në shëndetin e njerëzve dhe në financat e buxhetit të Bashkisë Tiranë që rendojnë drejtpërdrejtë në xhepat e qytetarëve.

Prej 5 vitesh Bashkia Tiranë ka krijuar një zinxhir kompanish si “Eco Tirana” sh.a , “Eco Recycling” sh.a dhe kontraktimi i inceneratorit korruptiv “Integrated Energy BV SPV” që merren me administrimin e mbetjeve.

Por ky zinxhir kompanish është paguar dhe paguhet shtrenjtë nga qytetarët edhe ka dështuar për të dhënë rezultat. Kompania “Eco Tirana” sh.a do administronte mbetjet, procesin e diferencimit në burim dhe ricikliklimin e mbetjeve por kjo nuk ka ndodhur kurrë.

Veliaj nuk mund të fshihet pas kasetave të gatshme me propagandë! Veliaj duhet të përgjigjet përpara drejtësisë!”, thotë zëdhënësja e PD.

https://www.facebook.com/UETUET2/posts/3917310264962373

 

Të fundit