Flash News

KRYESORE

Mashtrimi me TVSH, kush janë biznesmenët e arrestuar mbrëmë në Tiranë

Mashtrimi me TVSH, kush janë biznesmenët e arrestuar mbrëmë

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me hetimin tatimor, mbrëmjen e së mërkurës zhvilloi një operacion për persona që dyshohet se mashtronin për skemën e tvsh. Dyshimet janë se të arrestuarit kishin krijuar firma fiktime, me qëllim shmangien e pagesave të detyrimeve.

Deri në orët e vona të mbrëmjes janë arrestuar gjithsej 15 persona. Mes të arrestuarve shtatë janë biznesmenë. Mësohet se operacioni ka vijuar me kontrolle banesash dhe priten edhe arrestime të tjera.

Hetimet kishin nisur disa javë më parë nga Antikrimi Ekonomik në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. Pasi janë siguruar provat e nevojshme, që ishin fshehur faturat tatimore, duke shkaktuar një dëm të madh ekonomik për shtetin, organi i akuzës ka firmosur urdhrat e ndalimit për të paktën 20 persona.

Janë zbardhur edhe emrat e disa prej të arrestuarve. Një nga emrat e arrestuar është ai i Besnik Pelivanit, i cili është administrator i kompanisë së ndërtimit A.B.BE. Ilirjan Dimo, është një tjetër emër i arrestuar, ndërkohë që në pranga kanë rënë edhe Haxhi Sala pronar i kompanisë ‘LEKSI SECURITY’ dhe Astrit Lala, i cili po ashtu është ortak i kompanisë ‘LEKSI SECURITY ’. Po kështu është arrestuar Shpresa Joanidhi, një tjetër administratore biznesi.

Fatmir Firi, administrator i kompanisë ARB & TRANS 2010, është një tjetër emër i arrestuar me urdhër të prokurorisë. Kompania në fjalë është e regjistruar për eksportimin dhe importimin, tregtimi me shumicë e pakicë i mallrave industriale, bujqësore, blegtorale, automjete e pjesë këmbimi, pajisje elektroshtëpiake, elektronike materiale ndërtimi te çdo lloji, lendë drusore, bojrave të ndryshme plastike për mure e fasada, kimikate dhe lënde të para, prodhime druri etj, shkruan faxweb. Operacioni është ndërmarrë pas një hetimi disa mujor.

 

Të fundit