Flash News

KRYESORE

Mashtroi drejtorin e Postës, gjykata lë në burg Enertila Beqajn. Flasin prindërit

Mashtroi drejtorin e Postës, gjykata lë në burg Enertila Beqajn.

Gjykata e Durrësit ditën e sotme ka dhënë masën “arrest me burg” për Enertila Beqajn, e cila akuzohet se ka mashtruar drejtorin e Postës Barush Ahmeti, duke i zhvatur një shumë të konsiderueshme parash, vetëm gjatë bisedave në rrjetet sociale. Enertila përpara trupit gjykues është shprehur se nuk e njeh fare Ahmetin dhe se është e pafajshme.

Prindërit e të akuzuarës, janë shprehur se nuk kanë qenë në dijeni të lidhjes së fshehtë të vajzës së tyre. Po rata shprehen mëse të bindur se mobiliet në shtëpinë e tyre i kanë blerë me djersën e tyre, shkruan Panorama.

 “Nuk kemi pasur dijeni në lidhje me historinë e vajzës. S’kemi marrë asnjëherë dhurata nga askush. Nuk e dimë çfarë po ndodh me vajzën tonë. Edhe nëse ka pasur lidhje dhe ka marrë dhurata, ajo nuk i ka vënë pushkën në kokë atij djali. Ka dashur t’i blejë dhurata, ia ka blerë. Nuk e shtyu njeri me zor. Shtëpinë e kemi bërë me forcat tona, e kemi mobiluar modestisht me forcat tona. Ça ka blerë ai për vajzën, rroba, bizhuteri, këpucë apo çanta, kjo është puna e tij. Ato merrini, ndërsa me të tjerat nuk keni punë”, u janë drejtuar prindërit e vajzës policisë, ndërkohë që ata bllokonin mallrat e pretenduara nga 30-vjeçari.

Të fundit