Flash News

KRYESORE

Mashtroi duke përvetësuar rreth 530 mijë euro, ekstradohet nga Hungaria 37-vjeçari shqiptar

Mashtroi duke përvetësuar rreth 530 mijë euro, ekstradohet nga

Një 37-vjeçar nga Kosova është ekstraduar nga Hungaria ditën e sotme, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.

Shtetasi Valon Kuçyku është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë me 13 vite burg, për veprat penale, “Mashtrim i kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.”

Ekstradimi u bë në bashkëpunim të Interpol Tirana me Interpol Budapest.

Në vitin 2017 Gjykata e Tiranës e kishte dënuar Kyçykun dhe ortakun e tij Burim Haxhiolli me nga 13 vite burg pasi kishin ngritur një kompani fantazmë dhe mashtronin njerëzit duke u premtuar sukses në biznes.

Sipas gjykatës, ata kanë funksionuar si piramidë, në të cilën kanë tërhequr një numër të konsiderueshëm personash të dëmtuar duke përvetësuar 532.163 euro.

Shoqëria nuk ishte e ligjshme dhe e regjistruar në organet tatimore shqiptare, por veprimtaria e tyre është realizuar në emër të dy shoqërive të regjistruara në Shkup dhe Maqedoni.

Të fundit