Flash News

KRYESORE

Mashtronin me skemën e TVSH, mes të arrestuarve edhe ish-kandidatja e PD-së për qarkun e Gjirokastrës

Mashtronin me skemën e TVSH, mes të arrestuarve edhe ish-kandidatja e

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me hetimin tatimor, mbrëmjen e së mërkurës zhvilloi një operacion për persona që dyshohet se mashtronin me skemën e tvsh. Dyshimet janë se të arrestuarit kishin krijuar firma fiktime, me qëllim shmangien e pagesave të detyrimeve.

Në pranga kanë rënë 15 persona, disa prej tyre  biznesmenë, të cilët mësohet se kanë mashtruan me TVSH, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 4 milion eurosh.

Një emër që spikat në listën e të arrestuarve është ai i Shpresa  Joanidhi, kandidate e PD-së për deputete në qarkun e Gjirokastrës.  Ajo ka qenë pjesë e listës shumëemërore të partisë Demokratike për zgjedhje e vitit 2009 në këtë qark.

Operacioni vjen në kuadër të aksionit anti-informalitet dhe ka vijon prej disa muajsh. Në këtë skemë mashtrimi janë përfshirë rreth 30 kompani, pjesa më e madhe prej tyre, fantazmë.

Mashtrimi me TVSH, kush janë biznesmenët e arrestuar mbrëmë në Tiranë

Të fundit