Flash News

KRYESORE

‘Maskat donacione nga Amerika’, Spahia i përgjigjet Ramës: Zyrtari i përfshirë në këtë skandal të mbajë përgjegjësi

‘Maskat donacione nga Amerika’, Spahia i përgjigjet Ramës:

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia është ndalur sërish tek çështja e 1.2 milionë maskave që ju shpërndanë personelit mjekësor që PD pretendon se janë të skaduara.

Përmes një statusi në Facebook, Spahia, duke ju referuar argumentit të Ramës se maskat janë donacion nga Amerika, shkruan se kjo është lehtësisht e verifikueshme pasi ato duhet të jenë të regjistruara dhe të pajisen me pullën përkatëse.

Ai shton se depoja që i posedon këto maska duhet të gjobitet e malli duhet ti sekuestrohet.

Më tej thekson se çdo zyrtar i lartë i përfshirë në këtë çështje duhet të mbajë përgjegjësi.

Neqoftese do te kryente funksionin e vet AKBPM, depoja farmaceutike qe i posedon keto maska duhej gjobitur e sekuestruar ky mall dhe me pas ti asgjesonte bazuar ne ligjin e barnave dhe paisjeve mjekesore, dhe madje kostot e asgjesimit do te duhej ti paguante vete subjekti importues. Kushdo zyrtar i larte i perfshire ne kete skandal te shkeljes se ligjit dhe falsifikimit me pasoja te renda per shendetin e personelit mjekesor dhe qytetareve, duhet te mbaje pergjegjesi”, konkludon Bardhi.

Të fundit