All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Maskat grabisin shtëpinë e biznesmenit nga Kosova, i vjedhin 45 mijë euro dhe makinën e shtrenjtë

All - Paragraf - 1

Persona të maskuar dhe të armatosur pak para mëngjesit të së dielës, saktësisht në orën 3 e 35 kanë hyrë në një shtëpi në Prishtinë ku nga aty kanë vjedhur një shumë parash, stoli ari dhe një veturë.

All - Paragraf - 3

KosovaPress nga burime brenda policisë mëson se bëhet fjalë për shtëpinë e biznesmenit Hashim Deshishku.

Këto burime bëjnë të ditur se nga shtëpia e biznesmenit autorët kanë vjedhur rreth 45 mijë euro dhe makinën e cila vlerësohet se ka kushtuar 20 mijë euro. Biznesmeni Hashim Deshishku e ka mohuar të ketë ndodhur kjo vjedhje në shtëpinë e tij që gjendet në rrugën “Murat Mehmeti”.

“Nuk është e vërtetë, nuk ka ndodhur në shtëpinë time”, tha Deshishku shumë shkurt nëpërmjet telefonit.  Ngjarja sipas Policisë ka ndodhur në rrugën “Murat Mehmeti”  në orën 3 e 35 të datës 1 prill. Policia nëpërmjet raportit 24 orësh nuk ka dhënë detaje për emrin e denoncuesit në shtëpinë e së cilit ka ndodhur grabitja.Sipas Policisë vetura e vjedhur është gjetur e braktisur në fshatin Zhur të Prizrenit.

“Ankuesi ka njoftuar se katër  persona  të maskuar dhe të armatosur, kanë hyrë brenda shtëpisë dhe i kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash dhe stoli ari si dhe një veturë me targa vendore. Gjatë punës policore vetura e vjedhur është gjetur e braktisur në fshatin Zhur të Prizrenit. Nuk raportohet për të lënduar dhe njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë. Deshishku ka një sërë biznesesh në Kosovë ndërsa për një mandat ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Të fundit