Flash News

KRYESORE

Maskat më ‘trendy’ që u panë sot në Parlament, Rama as doreza në foltore

Si asnjëherë më parë, deputetët dhe ministrat sot u shfaqën të pajisur me maska dhe doreza në sallën e parlamentit, duke ruajtur një distancë prej minimumi 1.5 metra larg njëri-tjetrit, për shkak të situatës së pandemisë covid-19.

Gjatë diskutimeve për një sërë aktesh normative dhe ndryshimeve për Kodin Penal ndaj atyre që shkelin masat anti-covid, disa nga deputetët kanë tërhequr vëmendjen sa i takon maskave ndryshe me të cilat ishin shfaqur.

Siç duket nga fotot, me maska më ‘trendy’ janë shfaqur ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi,  apo deputeti Halit Valteri, ndërsa kryeministri Edi Rama u shfaq në foltore edhe pa doreza.

Ja disa nga deputetët me maska ndryshe:  

[caption id="attachment_376187" align="alignleft" width="960"] Jurgis Cyrbja, foto Agim Rama[/caption]

Të fundit