Flash News

KRYESORE

Maskat që duhet të përdorim, mjeku Alimehmeti: Ato të bëra vet nuk ju mbrojnë nga COVID

Mjeku Ilir Alimehmeti, së fundmi ka ndarë me qytetarët një informacion mjaft të vlefshëm për situatën pandemike në të cilën ndodhemi.

Ai ka treguar përqindjen mbrojtëse të disa llojeve të maskave që qytetarët përdorin.

Me anë të një ilustrimi në foto, mjeku shpjegon se sa të mbron secila lloj maske, teksa thekson se distanca është ajo që na jep 100% siguri.

Më tej ai shton se maskat e bëra vet nuk të mbrojnë nga koronavirusi.

Postimi i plotë:

Që ta kemi të qartë! Jo çdo maskë mbron! Maska nuk është dordolec!

Përdorni maskën e duhur në momentin e duhur, ose lëreni fare atë muhabet!

(Shtesë vetëm për ata që fokusohen në detaje dhe jo në mesazhin e përgjithshëm)

Qëllimi i postimit është:

Mos u ndjeni të mbrojtur apo supermenë vetëm se keni maskë, sidomos maska të tipit “bëje mirë, bëje vetë”!

Mbani distancën, se ajo është siguri 100%! Maska nuk është siguri 100%! Asnjë lloj maske!

Distanca është kyçe!

Të fundit