Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Maskat “ulin” kërkesën për buzëkuqe e make-up në vend; Si po e ndryshon pandemia biznesin e kozmetikës
Mbajtja e detyruar e maskave apo puna nga shtëpia po e ndryshojnë tërësisht biznesin e kozmetikës ne vend. Shitjet për produktet e makijazhit dhe parfumeve janë përgjysmuar, ndërsa ato të kujdesit personal dhe detergjenteve u rritën 30%. Lyerja e flokëve po bëhet shumë edhe në shtëpi. Të dhënat e doganave për importet e parfumeve, produkteve të makijazhit e bojërave e konfirmojnë tendencën.
Pandemia ndryshoi sjelljen e pothuajse gjithë shqiptarëve. Dy muaj, shumica ishin të mbyllur në shtëpi. Edhe tani, shumë të punësuar kalojnë më shumë kohë në shtëpi, teksa punojnë online. Dasma, festa të tjera dhe party nuk ka më. Veshjet dhe stili i jetesës po orientohen gjithnjë e më shumë drejt prakticitetit. Maskat në ambientet e mbylluara janë tashmë me detyrim. Atëherë për çfarë duhet make-up, apo buzëkuqi?
Kjo stiatë ka riformatuar në mënyrë drastike raportin e blerjeve për produktet e bukurisë te shqiptarët. Nëse para COVID-19, shitjet në treg ishin të ndara 65% për produktet e make-up-it dhe 35% për ato të kujdesit personal dhe të pastrimit të shtëpisë, pas izolimit, ndryshoi tendenca e popullatës. Drejtoresha e Përgjithshme e Shitjeve në kompaninë “Farmasi Albania”, pohon për “Monitor” se aktualisht tregu ndahet: 65% e shitjeve janë për produktet e higjienës, kujdesit personal, detergjentët dhe 35-40% për ato të makijazhit.
Kjo tendencë konfirmohet dhe nga të dhënat zyrtare. Importet e produkteve të makijazhit kanë rënë me 6,5% me bazë vjetore për 6-mujorin, sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Pas një ecurie me rritje dyshifrore për dy muajt e parë të vitit, tendenca ndryshoi tërësisht pas fillimit të karantinës. Rënia ishte mbi 30% në mars e prill dhe 19% në maj. Vetëm në qershor, pasi karantina përfundoi, importet e këtyre produkteve iu rikthyen rritjes prej 24%.
Marçela Kapo, nga “Farmasi Albania”, shpjegon se si ndryshoi tendenca e shitjeve pas karantinës. Në këtë periudhë ra përdorimi i produkteve për make-up, si kremi pudër, buzëkuqet, lapsat dhe parfumet etj., ndërsa u rrit ndjeshëm përdorimi i produkteve të kujdesit personal, siç janë shampot e flokëve dhe detergjentët e pastrimit të shtëpisë. Sipas drejtoreshës së shitjeve, dy janë arsyet e rënies së shitjes së produkteve të makijazhit: shfaqja e pasigurisë te konsumatori për shkak të pandemisë dhe mbajtja e maskës, që nuk e favorizon lyerjen e fytyrës dhe të buzëve.
“Deri në muajin prill, konsumatorët ende vazhdonin të blinin produktet për make-up, pasi mendonin se karantina do të përfundonte shpejt dhe do të riktheheshin në punë. Në këtë periudhë u aplikuan edhe oferta për çmimet. Rënia e shitjeve për këto produkte nisi në muajin maj. Pas hapjes së ekonomisë, u vu re se blerësit ndiheshin të pasigurt, se sa do të vazhdonte pandemia.
Shitja e buzëkuqeve, pësoi reduktimin më të lartë në krahasim me një vit më parë. Mendoj se për këtë ndikon edhe mbajtja e maskës. Edhe kremi pudër i lehtë mbulues që është best seller në stinën e verës, aktualisht ka rënie të konsiderueshme. Në muajin korrik, kremi pudër që përdoret për make-up, shënoi rritje të lehtë, pra mund të thuhet që po e rimerr veten”.
Pandemia dhe shtimi i numrave ndikoi te rritja e shitjeve të produkteve të kujdesit personal me rreth 30% në krahasim me një vit më parë për kompaninë “Farmasi”. “Më tepër te produktet e kujdesit personal po shiten shampot për flokët, trupin, sapuni i lëngshëm për duart dhe kremrat e trupit. Rritja më e lartë e shitjeve është te detergjentët e pastrimit të shtëpisë, sidomos për larjen e dyshemeve, parketeve dhe anti-grasatorëve.
Parashikojmë që shitjet për linjën e detergjentëve dhe të kujdesit personal të rriten edhe në muajt në vazhdim. Për këtë arsye, edhe ofertat e kompanisë janë të fokusuara te këto produkte”. Parashikimet për shitjet e këtyre produkteve mbeten optimiste, edhe nëse do të ketë një mbyllje tjetër të ekonomisë në muajin shtator.
Reduktohen shitjet e parfumeve
Kërkesa për distancim fizik dhe qëndimi për një kohë më të gjatë në shtëpi ka ulur edhe kërkesën për parfume.
Të dhënat e doganave tregojnë se importet e parfumeve në vlerë ranë me 34,5% në 6-mujorin e parë të vitit, në krahasim me janar-qershor 2019.
Tkurrja më e fortë ka ndodhur në prill dhe në maj, përkatësisht me 68% dhe 62%, me bazë vjetore, që përkon me mbylljen pothuajse të plotë të ekonomisë.
“Në këtë periudhë pandemie, konsumatori po tregohet shumë i zgjuar dhe mjaft i kujdesshëm me shpenzimet. Nuk po blen më shumë produktet për makijazh dhe parfume, por gjërat më të domosdoshme për higjienën personale dhe detergjentë për pastrimin e shtëpisë. Nëse një vit më parë, individët blinin 3 lloje parfumesh për stinën e verës, aktualisht rënia është e dukshme, edhe pse çmimet e parfumeve të kompanisë janë tepër ekonomike”, pohon Marçela Kapo.
Flokët lyhen, por… me bojë supermarketi
Në karantinë u rrit ndjeshëm edhe kërkesa për blerje të produkteve për trajtimin e flokëve në kushte shtëpie. Kërkesa për aplikimin e bojërave profesionale në banesë u reduktua, ndërsa raportohen më shumë shitje të bojës me çmim më të lirë në supermarkete.
Importet e produkteve për flokët, janë tkurrur me 13,6% për periudhën janar-qershor 2020, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Përveçse në janar, kur ishin me rritje, tendenca ka qenë në tkurrje në gjithë muajt në vijim, duke arritur kulmin në prill, me -26%.
Një tjetër dukuri është hyrja e produkteve më të lira, çmimi mesatar për njësi për 6-mujorin e parë 2020 ishte 6% më i ulët se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave nga Doganat për importet në vlerë dhe sasi, të përpunuara nga “Monitor”.
Danjela Kapo, përfaqësuese e një salloni bukurie në Tiranë, ‘official educator’ e bojës së flokëve të markës suedeze “Maria Nila” dhe për trajtimin e flokëve me “Olaplex”, shpjegon tendencën e shfaqur nga individët për kujdesin ndaj flokëve në muajt e izolimit nga COVID-19.
“Në periudhën e karantinës, pati rritje të lartë të shitjeve për produktet e mirëmbajtjes së flokëve, siç janë shampot, zbutësit, kremrat, trajtues të markës ‘Olaplex’. Edhe për aplikimin e bojës profesionale në shtëpi ka pasur kërkesa (salloni i bukurisë nuk aplikon asnjëherë shitjen e bojës të flokëve online), por kemi konstatuar se më shumë është rritur tendenca e shitjes së bojës me çmim të lirë në supermarkete. Kjo ka ardhur për shkak të pamundësisë të njerëzve për të lëvizur dhe për të frekuentuar sallonet e bukurisë, por edhe pasi ndiheshin të pasigurt se sa do të zgjaste karantina dhe u treguan të kujdesshëm me shpenzimet”.
Me hapjen e salloneve të bukurisë në muajin maj, Danjela Kapo pohon se puna u rikthye menjëherë në normalitet. “Shqiptarët nuk e kanë ndërprerë mirëmbajtjen dhe lyerjen e flokëve të paktën një herë muaj. Jam e sigurt që sido të jetë ecuria e ekonomisë, ata do t’i gjejnë të ardhurat për trajtimin dhe mirëmbajtjen e flokëve, tendencë që po rritet gjithnjë e më shumë.
Në këtë periudhë, në sallon më së shumti po punohet me shqiptarë me nënshtetësi të huaj, ashtu siç ka ndodhur edhe në vitet e kaluara. Parashikojmë që në muajin shtator, pasi edhe njerëzit të kthehen nga pushimet, puna të jetë me kapacitet të plotë, si në periudhë normale.”. Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38