Flash News

KRYESORE

“Mata kishte lidhje të forta politike”, Berisha: Pse nuk reagova për rastin në ish-Bllok

“Mata kishte lidhje të forta politike”, Berisha: Pse nuk

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, i pyetur nga gazetarët se përse nuk reagoi për ngjarjen në ish-bllok, ku për shkak të përplasjes me armë mes dy grupeve, mbeti i vdekur një person, Berisha u shpreh se shkak ishte këngëtarja Elvana Gjata.

“Kam bërë prononcim për plagosjen e Ervis Martinajt. Nuk shkova përtej statusit se ishte një këngëtare në mes. Policia zyrtarisht tha se ishte një këngëtare. Unë nuk mund të merresha me të...Ka qenë një këngëtare e nderuar dhe unë nuk mund të hyja në mes”.

Më tej sa i përket grupeve, Berisha u shpreh: “Por dihet që të dy grupet që u përleshën se çfarë janë”.  Sipas Berishës ai që ka lidhje të forta politike është Ervin Mata (i dashuri i Elbvana Gjatës).

“Por ai që kishte lidhje të forta politike ishte Mata pasi është faktuar se Saimir Tahiri nga Tirana në Gjermani ka shkuar te Mata. Nuk është e vërtetë se nuk jemi prononcuar. Unë nuk e dija këtë fakt se do e kisha nxjerrë menjëherë por e tha PD se Tahiri ka qenë te Mata”.

Më tej Berisha shtoi se ka një mani që bandat t’ja frystojnë të dashurat njëri-tjetrit. “E kanë pasion bandat këtë”, shtoi deputeti.

Kujtojmë që nga përplasja mes grupeve me 4 tetor në Ish-Bllok mbeti i vdekur Fabjan Gaxha, truproja i Ervis Martinajt. Ndërsa i dashuri i Elvana Gjatës është në kërkim nga policia.

Të fundit