Flash News

KRYESORE

Materazzi i përgjigjet deklaratës së Ibrës, tallet keq me sulmuesin suedez

Materazzi i përgjigjet deklaratës së Ibrës, tallet keq me

Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic do të rikthehet te skuadra e Milanit në Serie A. Suedezi dha një intervistë për GQ ku tregoi ndër të tjera se si kishte dërguar në spital mbrojtësin Marco Materazzi dhe kishte pritur 4 vite për ta goditur.

Mbrojtësi italian ka reaguar duke thumbuar keq sulmuesin. Ai ka postuar një foto të fitimit të Champions Leagues ku e shoqëroi me mbishkrimin. "Veni... Vidi...Vici. Faleminderit Zlatan, pa ty nuk do të kishim fituar kurrë", - shkruan mbrojtësi që fitoi tripletën me zikaltrit. Një kunj i pastër për sulmuesin suedez. Ky i fundit u largua nga Interi në verën e vitit 2009 kur u shkëmby me Samuel Eto'o-n.

https://www.instagram.com/p/B5sMTSSoONG/?utm_source=ig_web_copy_link

Të fundit