Flash News

KRYESORE

Materialet zgjedhore mbërrijnë nën masa të rrepta sigurie, ja zonat ku janë shpërndarë deri tani

Materialet zgjedhore mbërrijnë nën masa të rrepta sigurie,

Edhe pse situata është mjaft e tensionuar, shpërndarja e materialeve zgjedhore ka nisur gjatë mëngjesit të sotëm.

Mësohet se materialet do të shpërndahen nëpër 90 KZAZ-ëtë e 61 bashkive të vendit.

Një ditë më parë policia deklaroi se janë trajnuar 7.779 punonjës policie që do të jenë të angazhuar gjatë zgjedhjeve të nesërme.

Efektivët do të jenë të angazhuar për sigurimin e 5.417 Qendrave të Votimit, 90 KZAZ dhe 90 VNV.

Shpërndarja e materialeve është bërë me anë të makinave ushtarake dhe nën masa të rrepta sigurie.

Ndërkohë materialet zgjedhore janë shpërndarë dhe vijojnë të shpërndahen në këto zona:

Klos

Elbasan

Kurbin

Lushnjë

Kukës

Korçë

Maliq

Kolonjë

Të fundit