Flash News


KRYESORE

Matjet e audiencës/ Arbana Osmani rikthehet në televizion me shikueshmëri të lartë. 'Dua të të bëj të lumtur' në garë me 'Al Pazar' dhe 'Xing me Ermalin' 

'Dua të të bëj të lumtur' është produksioni i ri i Top Channel, që mbrëmjen e së shtunës ka patur premierën. Moderatorja Arbana Osmani është kthyer pas një mungese relativisht të gjatë dhe ka arritur që të kthejë sytë e shikuesve nga spektakli i ri që moderon.

Në fashën orare të prime time-it të së shtunës 'Dua të të bëj të lumtur' ka patur garë me 'Al Pazar' në Vizon Plus dhe 'Xing me Ermalin' në Tv Klan. Spektakli i Top-it e ka ruajtur epërsinë gjatë gjithë kohës së transmetimit.

Ashtu si javën e shkuar, 'Al Pazar' ka siguruar ndjekës më të shumtë se Ermal Mamaqi me Xing.

Matjet e audiencës vijnë çdo ditë prej dy javësh në Politiko.al falë një bashkëpunimi me Abacus Research.

Të fundit