Flash News

KRYESORE

Matjet e audiencës/ Kujt i besojnë shqiptarët: TVSh, Klan, Top Channel apo Vizion Plus? Shikueshmëria e edicioneve të lajmeve në shifra  

Lajmet presupozohen të jenë fuqia më e madhe e një televizioni kombëtar. Ato janë jo vetëm kronikë e ngjarjeve të ditës, por edhe linjë editoriale; mënyra se si e sheh aktualitetin ekipi drejtues i një televizioni.

Këtë 'shenjtëri' të lajmeve nuk e ka prekur dot ende as komercializimi i shfrenuar i çdo gjëje në tregun e lirë: lajmet nuk ndërpriten kurrë për të dhënë reklamë.  

Kështuqë beteja e lajmeve është beteja për besueshmërinë e publikut. Nëse spektaklet kërkojnë pëlqyeshmërinë dhe argëtimin, lajmet synojnë informimin dhe besimin e publikut. 

Si i klasifikojnë shqiptarët edicionet e lajmeve të katër televizioneve kombëtare të Shqipërisë Top Channel, Klan, Vizon Plus dhe TVSh (Televizoni publik). Matjet e kryera për të premten e 16 shkurtit nga Abacus Research, japin një pasqyrë të shikueshmërisë, të ratings dhe të share, pra të pozicionimit në shikueshmëri të tyre. Duhet specifikuar se dy televizionet e mëdha, Top Channel dhe Klan i kanë në të njëjtën orë (19.30) edicionet e lajmeve të mbrëmjes, ndryshe nga Vizion Plus (19.00) dhe TVSh, i cili ruan traditën e revistës së vjetër televizve (ora 20.00).

Top Channel e dominon fashën 30 minutëshe të lajmeve me një share prej 26.39 përqind, dhe në vend të dytë vjen Klan me 12.29 përqind të share. Vizon Plus është i treti me 9.61, dhe Televizioni publik, i fundit me 2.80 përqind, ose thuajse 10 herë më pak se lideri i segmentit, Top Channel.

Të fundit