Flash News

KRYESORE

Matjet e audiencës/ Top Show mund telenovelat e Klanit dhe Vizionit, por mposhtet nga Opinioni i Fevziut

Në vazhdën e bashkëpunimit me Abacus Research, Politiko.al sjell edhe sot matjet e shikueshmërisë së televizioneve gjeneraliste shqiptare në fashën orare 19.00 me 23.00.

Të mërkurën në mbrëmje është 'natë telenovelash', përjashto Top Channel që transmeton Top Show-n e Alban Dudushit. Emisioni i formatit talk shoë ka arritur të sigurojë shikueshmëri më të madhe se ato që konsiderohen si 'të pamposhtura', telenovelat. Klani transmetonte 'Sulltanesha Kosëm' dhe Vizion Plus 'Ti më bën magji'. (TVSh ka patur në të njëtën orë një film artistik 'Elementi i pestë').

Top Show e ka ruajtur epërsinë mbi 'shtëpiaket' të cilën e ka humbur në finale kur në skenë ka hyrë 'Opinioni' i Fevziut në TV Klan që ka arritur të tërheqë rreth 5 mijë shikues më shumë.

Më poshtë tabela jep të dhëna të sakta të shikueshmërisë:

Të fundit