Flash News

KRYESORE

Matthew Palmer: Serbia dhe Kosova nuk mund të bëjnë përpara pa marrëveshje

Matthew Palmer: Serbia dhe Kosova nuk mund të bëjnë përpara

Zëvendës ndihmësi i Sekretarit të Shtetit të SHBA, Matthew Palmer ka deklaruar se Kosova dhe Serbia nuk mund të bëjnë para pa një marrëveshje mes tyre.

Në një intervistë për revistën “CorD”, Palmer i ka bërë thirrje palëve të shmangin hapat të cilat e vështirësojnë marrëveshjen.

Palmer është shprehur se SHBA e përkrahin dialogun mes  Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE dhe se normalizimi i marrëdhënieve është me rëndësi për aspiratat e tyre evropiane.

“Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje e cila është e zbatueshme, e përhershme dhe nuk krijon jostabilitet në cilindo vend apo rajon. Ne do ta shqyrtojmë me shumë seriozitet marrëveshjen se a i përmbushë të gjitha këto kushte”, ka thënë Palmer.

Palmer ka përsëritur se SHBA i shohin Serbinë dhe Kosovën si dy shtete sovrane të cilat duhet të marrin vendime në interesin e tyre më të mirë.

https://politiko.al/kriza-politike-sjell-ne-shqiperi-zyrtarin-e-larte-amerikan-takim-me-ramen-bashen-dhe-meten/

Të fundit